Caktohet seanca e parë për Belerin/ Vazhdon ping-pongu për çështjen e betimit

Caktohet seanca e parë për Belerin/ Vazhdon ping-pongu për çështjen e betimit

12:41, 03/10/2023
A+ Aa A-

Seanca e parë gjyqësore për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri mbahet më 12 tetor në orën 9:00.

Vendimi vjen në një kohë kur çështja e betimit të tij kalohet për kompetencë sa në një institucion në tjetrin.

Gjyqtarja e hetimit paraprak ia kaloi për kompetencë Drejtorisë së Burgjeve lejimin e betimit, ndërsa kjo e fundit e rrëzoi kërkesën.

Beleri ankimoi vendimin e Burgjeve, ndërsa një tjetër gjyqtare pranë GJKKO-së shpalli moskompetencë duke ia kaluar Gjykatës së Durrësit, ku aktualisht ndodhet çështja.

Fredi Beleri ka kërkuar gjykim të zakonshëm, kërkesë e cila është miratuar nga togat e zeza, teksa ka mohuar vazhdimisht akuzat e ngritura nga SPAK për korrupsion zgjedhor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco