Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Biznesmeni 'gozhdon' Ramën: Pse na i ndryshoni taksat në mes të vitit? Po na falimentoni...

Biznesmeni 'gozhdon' Ramën: Pse na i ndryshoni taksat në mes të vitit? Po na falimentoni...

11:32, 03/10/2023
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama debatoi sot me një prej ndërtuesve të pranishëm në takimin e sotëm, ku po flitet mbi procedurat administrative. 

Biznesmeni kërkoi sqarime për faktin se pse në mes të vitit fiskal, taksat për ta u rritën. Po ashtu ai tha se nuk ishte e drejtë që vetëm ndërtimi të paguante për të pastrehët. 

DEBATI

Rama: Faleminderit për ndërhyrjen tuaj, se i dhe pak kripë dhe piper diskutimit mbi procedurat.

Ndërtuesi: S’ka pse të ketë lidhje direkte çmimi i referencës, që e kemi mirëpritur, me ndryshimin që kemi paguar sot. Me këtë ndryshim reference, ne paguajmë për shumë. Kjo gjë të falimenton. Se ne si ndërtues duhet të gjejmë brenda 1 dite 1 milion euro. Për këtë është kundër Shoqata e Ndërtuesve. Pse duhet të kontribuojë vetëm sektori i ndërtimit me të pastrehët se kanë dhe sektorët e tjerë?

Rama: Jo!

Ndërtuesi: Po pse, me Kushtetutë e ka Republika e Shqipërisë që të merret me ndërtuesit?

Rama: E ka Republika e Shqipërisë? (Qesh)

Ndërtuesi: Sigurisht!

Rama: Republika e Shqipërisë duhet të merret me të pastrehët dhe ndërtuesit duhet të merren me ndërtime. Po ju na ça republike jetoni?

Ndërtuesi: Të gjithë bizneset jetojnë në Republikën e Shqipërisë.

Rama: Edhe duhet t’i themi kompanive të kujt?

Ndërtuesi: Çdo aktivitet ekonomi duhet të kontribuojë.

Rama: Edhe këta të turizmit duhet të ndihmojnë për të pastrehët? Të japin një kat të hotelit për të pastrehët?!

Ndërtuesi: Të gjithë të kontribuojnë.

Rama: Të lutem, ta dhashë përgjigjen!

Ndërtuesi: Jo, për ndryshimin e taksës në mes të vitit nuk më dhatë përgjigje

Rama: Të lutem, po të them që…

Ndërtuesi: Nuk kundërshtojmë çmimin e referencës, por ndryshimin e taksës në mes të vitit. Ne kemi nisur një procedurë leje në janar psh, dhe leja zgjat deri 8 muaj. 8% që paguajmë për 1 gusht, është i papërgatitur nga ne që ta paguajmë dyfish.

Rama: Mos e filloni këtë vit ndërtimin, niseni vitin tjetër.

Ndërtuesi: Po digjet leja.

Rama: S’ka problem, bëjeni prapë aplikimin, rëndësi ka që keni prona.

Ndërtuesi: Po ne folëm për të lehtësuar biznesin jo kështu…

Rama: Të lutem. Taksa i referohet pikërisht vlerës.

Ndërtuesi: Jo të shitjes, të kostos

Rama: Mbi atë bazë secili e paguan kur fillon punën.

Ndërtuesi: Kam marrë kredinë për 2 milionë, s’kam ku i gjej 2 të tjera për 1 gusht p.sh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco