VIDEO/ Berisha: Kjo është dita e parë e universiteteve në një narko-shtet

10:31, 03/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video nga situata e zymtë në universitetet shqiptare në nisje të vitit të ri akademik.

“Dita e parë e hapjes së dyerve të universiteteve të vendit nuk është një ditë e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sepse këtë vit hyjnë në universitetet e vendit 15 përqind më pak studentë se një vit më parë. Dhe, hyjnë në bankat e vendit, pothuajse gjysma e atyre që hyjnë në universitete në vitin 2012-2013.

Një problem tjetër shumë i madh është situata ekonomike e studentëve në Shqipëri. Studentët në Tiranë, nisin vitin e tyre universitar në qytetin e tretë me qira më të larta në Europë. Më të shtrenjta! Studentët përballen këtë vit njësoj si qytetarët me çmime 7-10 përqind më të shtrenjta për ushqimet se në vendet anëtare të BE.

Por, absurde dhe ndëshkuese janë për studentët, tarifat që duhet të paguajnë për regjistrimin në universitetet e vendit. Këto tarifat janë dhe nominalisht disa herë më të larta se në Gjermani, Austri, Francë, Greqi, Slloveni, Itali dhe vende të tjera.

Një akt tjetër i shëmtuar, totalitar, i pashembullt në Europë, është vendosja e detyrimeve ndaj studentëve të mjekësisë për të firmosur rikthimin e shpenzimeve nëse pas diplomimit, nuk pranojnë të punojnë në vendin e tyre. Ky është akt shkatërrimtar për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Ky akt ka bërë që qindra e qindra studentë, ekselentë ndër të tjerë, t’u drejtohen universiteteve të Europës, për diplomim në fushën e mjekësisë. Qindra e qindra të tjerë u janë drejtuar universiteteve private. De facto është shkatërrimi i Fakultetit të Mjekësisë dhe sistemit të shëndetësisë në të ardhmen.

Nuk është zgjidhja kontrata, zgjidhja është rritja e rrogave. Rritja dhe vetëm rritja e rrogave! Nëse qeveria do shkurtonte shpenzimet e tmerrshme të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tjerë, ato do mjaftonin për dyfishimin, trefishimin e rrogave të mjekëve. Mjekët duhet të paguhen që të japin shërbimet e duhura dhe të qëndrojnë,” tha Berisha në një konferencë për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco