Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Rexhepi: Informaliteti problem serioz, të rinjtë nuk rrezikojnë të hapin biznese të reja

09:29, 03/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi informalitetin dhe ndikimin që ajo ka në ekonomi ishte i ftuar gazetari nga Maqedonia e Veriut, Gaz Rexhepi.

Rexhepi është shprehur se informaliteti ka ndikuar shumë në ekonominë e vendit dhe kjo ka sjellë një pesimizëm për të hapur biznese të reja.

"Mbi 80 mijë deri në 100 mijë persona largon drejtë perëndimit, sot nuk ka largime vetëm për një pagë më të mriz por edhe për një sistem më të mirë për të jetuar dhe të avancojnë në karriere.

Te ne nuk ka mbetur njeri pa u punësuar dhe institucionet publike janë tejmbushur me militantë partiak dhe militantë të pushtetet dhe sa herë kishte ndërrime të pushtete shikonim rrokada në administratë.

Për të hapur një biznes ndihma për një të ri është diku ke 5 mijë euro ndërkohë shporta e konsumatorit ka arritur në 1 mijë euro dhe nuk e di se çfarë mund të bëjë një i ri me aq para për të hapur biznesin.

Pasojat e infomalitetit shihen po të dalim në stacionet e autobusëve dhe aeroport e vendit ku ne e dimë se nuk marrim shërbimet si duhet dhe na mungojnë të gjitha trajtimet që ne paguajmë për këto trajtime nga sigurimi shëndetësor."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco