Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

VIDEO/ Malaj: Qeveria bën retorikë boshe, arsimi ka nevojë për investime

15:32, 02/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi për të komentuar fillimin e universiteteve ishte pedagogia, Nora Malaj.

Malaj është shprehur se qeveria nuk duhet të mjaftohet vetëm me retorikë politike por të japë ndihmë konkrete për arsimin.

"Dua të uroj të gjithë studentët dhe ata që protestuan sepse kj tregon që jemi  në demokraci dhe shanci duhet të jetë i barabartë për të gjithë të rinjtë shqiptare dhe që në kushtet aktuale që jemi gati 10 mijë student u larguan për studime në shtetet të tjera dhe 19 mijë u janë besuar universiteteve shqiptare.

Sot në auditoret e universitetit ndjeva kënaqësinë shumë të madhe me prezencën e të rinjve për të socializuar dhe aty kanë shancin të marrin një profesion për të dalë në jetë. Ajo që vumë e dhe nga analizat që kemi bërë deri tani vërejmë që kushtet sociale dhe ekonomike janë në një moment të depresioni social. Kryefjala e këtij depresioni është vrasje, droga, krimi dhe grupet kriminale pra duket se kemi nj jetë të kriminalizuar dhe rëndësia e universiteteve vendoset për problematikat e sigurisë dhe garantimin e jetës.

Nuk përsoset arsimi duke bërë politikë boshe por duhet të mbështetet me para dhe ndihmë konkrete dhe i bëj thirrje ministre së arsimit që të kërkojë investime më shumë në arsim."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco