‘Qen që leh, nuk të ha’/ Deklarata skandaloze e Ballës, Manjani: Konfirmoi se është në aleancë me krimin

‘Qen që leh, nuk të ha’/ Deklarata skandaloze e Ballës, Manjani: Konfirmoi se është në aleancë me krimin

13:22, 02/10/2023
A+ Aa A-

Dy prokurorë dhe një avokat janë kërcënuar me jetë nga banda e Laert Haxhiut.

Çështja ka alarmuar autoritetet, të cilët u mblodhën sot për të vendosur mbrojtje shtesë për njerëzit e drejtësisë.

Por ministri i Brendshëm, Taulant Balla, bëri një koment skandaloz në lidhje me ngjarjen.

Ai tregoi se e njeh mirë krimin dhe është në aleancë me të,

“Populli shqiptar ka një shprehje të bukur “qentë që lehin, nuk të hanë”,” tha ai, duke iu referuar bandës së Laert Haxhiut.

Pas këtij komentoi reagoi edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

“Ua ua ua ua ua

"Qeni që leh nuk ha"- thotë Taulant Balla.

Kjo është mbrojtja që qeveria i ofron prokurorëve dhe avokatit të kërcënuar me jetë.

Kjo lloj "mbrojtje" tregon se qeveria është në aleancë me "qenin që leh". Ajo e di mirë se cili qen të ha e cili jo. E konfirmon ministri i brendshëm këtë gjë. Ndryshe nuk shpjegohet se përse është kaq e sigurtë qeveria që nuk të "ha qeni"...

Të papërgjegjshëm!

****

Kryeministër,

Hiqi rojet Ministrit të Brendshëm se nuk ta nget asnjë soj qeni! (Ndjesë racës së qenve)

Vëri rojet në shërbim të prokurorëve që u rrezikohet koka!

Mbroni shtetarin, se për këtë punë paguheni, jo për të lehur për qentë të lehin...

Bahh!” shkruan Manjani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco