Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Universitetet shqiptare ndër të fundit në Evropë, Vokshi: Ja ku e çoi arsimin, Edi Rama!

Universitetet shqiptare ndër të fundit në Evropë, Vokshi: Ja ku e çoi arsimin, Edi Rama!

11:54, 02/10/2023
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, sot, në ditën e parë të vitit akademik 2023-2024, deklaroi se arsimi në Shqipëri nuk ka qënë kurrë në nivelet më të ulëta se këtë vit, duke iu referuar vendit që universitetet shqiptare kanë zënë në listën botërore për cilësinë.   

“Edi Rama me Nikollën, Shahinin, Kushin e tani Ogertën e koncesioneve në shëndetësi dhe tenderave sekretë, e çoi arsimin e e lartë të Shqipërisë të fundit në Europë. Kurrë, arsimi, nuk ka qenë në këto nivele, “ tha Vokshi.

“Times Higher Education World University Rankings ka përfshirë vetëm Universitetin e Prishtinës në pozicionin 1501 dhe asnjë nga Shqipëria.

Ndërsa, sipas QS World University Ranking pozicionet e universiteteve shqiptare janë:

 Universiteti Bujqësor 605

Universiteti i Durrësit i 606

Universiteti i Politeknik i 658

 Universiteti i Tiranës i 677.

Universitetet më të mira në rajon janë 3 serbe dhe 2 universitete të Bosnjës dhe një i Maqedonisë së Veriut. Universiteti i Tiranës është vetëm 10 vende larg nga fundi i tabelës, - vuri në dukje deputetja e opozitës. - Cilësia e universiteteve në Shqipëri ka rënie drastike me rreth 200 pozicione nga viti 2021,’ nënvizoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco