Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

 Karburant i palicensuar, çahet tubi i gazit/ Guri: Institucionet nuk monitorojnë

Karburant i palicensuar, çahet tubi i gazit/ Guri: Institucionet nuk monitorojnë

10:22, 02/10/2023
A+ Aa A-

Policia e Tiranës njoftoi se dy ditë më parë se rreth orës 11:35, në rrugën “Sadik Petrela”, në një karburant, ishte çarë një tub gazi i karburantit. Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të ambulancës dhe të zjarrfikëses dhe teknikët të cilët po punonin për rregullimin e defektit.

Dëmtimi i një tubi gazi, që rrezikoi një lagje të tërë në Tiranë, ka zbuluar një skandal edhe më të madh se ky.

Karburanti ku ndodhi ngjarja mësohet se është pa licencë. Kjo gjë konstatohet nga njoftimi i Policisë së Tiranës, për arrestimin e tre personave të përfshirë në këtë ngjarje.

I ftuar ditën e sotme në emisionin e mëgjesit ‘Kafe Shqeto’ ishte ambjentalisti Sazan Guri i cili u shpreh se . Për mua i pari që duhej të arrestohej ishte kryetari i bashkisë, ky kryetar i bashkisë i cili mori përsipër që t’i kontrollojë këto pika.

Pjesë nga diskutimi:

Ola: Duket se administratori, menaxheri dhe shoferi i autobotit janë vënë në pranga. Çarë pasojash sjell gazi në shoqëri pasi qëndroi në ajër për një kohë të gjatë?

Guri:  Atë që nuk po e bëjnë dot mediat shtetëore po e bëjnë mediat e caktuara siç jeni ju, pra kjo do të thotë se jo të gjitha mediat janë të njëfryme, por ju shërbejnë edhe komunitetit. Në këtë rast, më vjen mirë që e ndaj këtë bisedë edhe me zotin Elezi, bashkë më ju që e zhvilloni këët temë.

Ky nuk është rasti që ne të kujtohemi pas pilafit edhe të bëjmë diçka.Të gjitha karburantet në qytetin e Tiranës,  të paktën këtu pasi në qytetet e tjera janë ndryshe si në hyrje si në dalje, por në Tiranë janë me dhjetëra edhe kur ndodh krimi ne prap nuk zëmë mend.

Për mua i pari që duhej të arrestohej ishte kryetari i bashkisë, ky kryetar i bashkisë i cili mori përsipër që t’i kontrollojë këto pika. Mund të të sjell edhe shembull se kati i pari këtu në shtëpinë time ndodhet një karburant.

Nëse në një krim vritet një person, mjedisi është i aftë të vrasë një komunitet avash avash. Nëse u dogjën plehrat disa javë më parë në Fier nuk u vra njeri, por mos harro vrasja është e ngadaltë, krimi është aktual dhe ndryshimi këtu është shumë i madh.'

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco