Balliu: Avancimi ushtarak i Serbisë dënohet nga bota por jo nga Rama

Balliu: Avancimi ushtarak i Serbisë dënohet nga bota por jo nga Rama

20:22, 01/10/2023
A+ Aa A-

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas skandalit që ka përfshirë kryeministrin Rama në raport me tensionet e Kosovës me Serbinë.

Balliu është shprehur se avancimi ushtarak i Serbisë dënohet nga bota por jo nga Rama.

Postimi:

Avancimi ushtarak i Serbisë denohet nga bota por jo nga Rama

Perfundimisht Rama ka humbur mundesine qe te fshihet si mik dhe ortak i planeve te Serbise.

Ai ka kerkuar dy veprime qe jane salvagente shpetimi per Vucicin.

Ka kerkuar KFOR ne veri te Kosoves dhe tryezen nderkombetare per Kosoven.

Te dyja keto levizje diplomatike i ka kërkuar edhe Serbia edhe Rusia,por Rama kerkon ti shese si ide te tija.

Nuk ka dem me te madh per Kosoven se sa shitja e ideve apo projekteve Ruso-Serbe si projekte të Shqiperisë.

Serbia kete i deklaron komunitetit nderkombetar, jemi dakord me propozimet e Shqiperise.

Hapur ky sherbim i Rames ndaj Milloshevicave të ri sot nuk kalon me ne heshtje.

Rama thote, qe Kosova dhe Serbia te bejne hapa pas duke vene ne te njejten pozite agresorin Hitlerian Vucic dhe Kurtin qe mbron pavarsine e tokes se vet.

Keshtu qe nuk ka asnje mundesi pavarsisht nga fshehja pas ligjeratave skizofrenike dhe lojrave te fjaleve qe ai te mos kuptohet se eshte vetem nje sherbetor dhe zbatues i projektit anti Kosove.

Sot duhen dy tavolina diskutimi, nje tavoline e NATO qe ti japi Milloshevicit te ri pergjigjen qe mori Milloshevici i vjeter.

Dhe tavolina e dyte, per shpalljen non grata te Rames ne Kosove pasi duke qene ai promotori i ideve dhe politikave Serbe ne rajon, ai tashme eshte rrezik per rajonin po aq sa dhe Milloshevici i ri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco