Analisti: Ramës dhe Vuçiq nuk ju besohet - Ja kush e mbajti veriun flakë të ndezur për dy dekada!

Analisti: Ramës dhe Vuçiq nuk ju besohet - Ja kush e mbajti veriun flakë të ndezur për dy dekada!

11:31, 01/10/2023
A+ Aa A-

Analisti Binak Maxharraj ka komentuar deklaratën e Edi Ramës e cila për rastësi ishte e njetët me atë te Vuçiqit, të cilët së bashku i bie se kanë kërkuar që veriun e Kosovës ta marrë nën kontroll KFOR-i.

Sipas tij, Serbia po e luan lojën e djallit, dhe me veprimet e saj ajo për këtkon të derdhet gjak.

Ai shton se, problemi serb është që nuk po mund ta pranojë faktin se Kosova është e lirë.

“Serbët ç’ prej se erdhën në këto troje të Ballkanit nga Malet e Karpateve kah fundi i shekullit të 12, kanë bërë skica, projekte dhe plane për zhdukjen e banorëve autokton shqiptarëve. Pra, historikisht Ballkani në vazhdimësi ishte i lamë me gjak si pasojë e dhunës dhe gjenocidit të këtyre barbarëve. Serbët në esencë janë njerëz të prishur, të pacivilizuar, ekstremist që nuk kanë vlera të mirëfillta njerëzore, nuk i njohin vlerat e vërteta demokratike. Serbia edhe sot e kësaj dite po e luan lojën e djallit, virusi i nacionalizmit është ngulitur në shpirtin e tyre si urrejtës të popujve tjerë që i rrethojnë e në veçanti ndaj shqiptarëve të cilët në çdo kohë kanë lujatur lojën e zjarrit, po e luajnë edhe sot, kjo u vërtetua me 24 shtator 2023. Serbia me veprimet e saj sot e kësaj dite po kërkon të derdhet gjak në tërë hapësirën e Ballkanit e përfshirë nga ethet hegjemonike për zgjerim territoresh e sidomos tash e dy dekada nuk po mund të pajtohet se Kosova është e lirë dhe në çdo mënyrë mundohet të pengojë në zhvillimin e saj e cila i ka përfaqësuar vlerat demokratike perëndimore”, thotë ai.

Tutje, thotë se Serbia ekstreme dhe nacionaliste, gjithmonë ka pasur nën udhëheqje njerëz me ideologji fashiste e çetnike.

“Serbia është kështu siç është, ekstreme dhe nacionaliste sepse gjithmonë i ka pas në udhëheqje njerëz me ideologji nacionaliste ekstreme fashiste, çetnike siç ishin Sllobodan Millosheviq e tashti i pasur nga Aleksandër Vuçiq i cili nuk është aspak paqësor por është urrejtës i vlerave të vërteta njerëzore, urrejtës i vlerave përendimore i drejtuar përjetesisht nga sllavizmi ekstrem”, nënvizon ai.

Derisa për deklaratën e Ramës thotë se, ai mbështet çdo gjë që ka të bëjë me Vuçiqin, derisa edhe përkarah projekte e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën.

Ai thotë se Rama dhe Vuçiq janë njerëz të paskrupullt të cilit nuk mund t’i besohet fare e sidomos kur është fjala për raportet me Kosovën.

“Megjithatë këtë njeri injorues asgjë nuk e pengon në përkrahje të Serbisë, vlerave të saj fashizoide, këtë nuk e pengon as gjaku dhe gjenocidi serb kundër shqiptarëve që t’i dalë në krah mikut, vëllaut të vetë Aleksander Vuçiqit me të cilin e lidhin “ndjenjat vëllazërore” më shumë se sa me liderët shqiptar Osmanin dhe Kurtin të cilët nuk i lëshojnë atij pe kur është në pyetje Kosova dhe ekzistenca e saj, në mbrojtjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, kur ky i përkrah projektet e Serbisë që kanë të bëjnë me Kosovën, nuk i del në krah dhe në mbrojtje Kosovës pothuajse me asgjë, përkundrazi e injoron Kosovën dhe liderët e saj për hatër të Vuçiqit i cili vjen në Shqipëri me lehtë dhe përqafohet me Ramën vëllazërisht sikur të ishin të një nëne.

Rama dhe Vuçiq janë njerëz të paskrupullt të cilit nuk mund t’i besohet fare e sidomos kur është fjala për raportet me Kosovën si shtet i pavarur të cilin e injoron. Ky njeri, se bashku me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin është më meritori që veriu i Kosovës gjendet në këtë gjendje duke e mbajtur për dy dekada flakën e ndezur të konfliktit”, përfundon ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco