Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rama reagon flakë për flakë për sulmin terrorist në Turqi, sikur ta kishte bërë edhe për Kosovën me të njëjtat fjalë

Rama reagon flakë për flakë për sulmin terrorist në Turqi, sikur ta kishte bërë edhe për Kosovën me të njëjtat fjalë

12:28, 01/10/2023
A+ Aa A-

Edi Rama ka nxituar të dënojë sulmin terrorist të ndodhur në Ankara/Turqi.

Një reagim i shpejtë dhe i ashpër dhe i drejtë.

Gjë të cilën kryeministri i Shqipërisë nuk e bëri kur ndodhi sulmi terrorist i serbëve dhe vrasja e policit kosovar, Afrim Bunjaku. 

Siç shihet Edi Rama nuk është se s'di të reagojë shpejt dhe mirë, problemi është se për serbët nuk ia bën zemra të reagojë shpejt dhe ashpër. 

Reagimi i Edi Ramës

"Sulmi terrorist në Ankara,  është një akt i neveritshëm burracakërie  që Shqipëria e dënon ashpër. Ai duhet të ndihmojë shumë në Europë që të kuptojnë dhe mbështesin më mirë Turqinë në luftën kundër terrorizmit”-shkruan Rama

Image

Reagimi i Edi Ramës për Kosovës:

Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë.

Komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit. Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme  me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco