Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Veliaj takon shokët në SPAK

Vasili: Përulje dhe mirënjohje pa fund të moshuarve!

Vasili: Përulje dhe mirënjohje pa fund të moshuarve!

12:22, 01/10/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Ditë mendimesh sot në ditën e të moshuarve.

Ditë reflektimi të thelle për qindra mijra qytetarë te nderuar të moshës së tretë.

Ditë bilancesh për atë që kanë dhënë dhe japin të moshuarit kësaj shoqërie të tronditur thellë në vlerat e saj.

Ditë mirënjohje për atë çfarë ata kanë bërë në punën aktive dhe çfarë bëjnë sot në familjet shqiptare ku gjyshërit dhe gjyshet janë bërë shtylla të edukimit të fëmijve dhe kohëzionit familjar.

Ditë ku shoqëria ndihet kaq keq për sa pak i ndihmon dhe mbështet të moshuarit.

Ditë per tu skuqur për të gjithë kur shohin modestinë dinjitoze të të moshuarve, të cilët kërkojnë kaq pak dhe shoqëria jua mohon edhe atë pak.

Ditë kur qeveria s'ka asgjë për të thënë për ta sepse i ka grabitur edhe ata me grykesinë saj e ndërsa të moshuave ju numëron qindarkat, që gjoja ju ka shtuar në pensione vetë ka gëlltitur miliarda.

Ditë kur Kryeministri i vendit nuk shpenzon as edhe një fjalë të vetme për ta, kur dihet histeria e tij e palodhur për te postuar në rrjetet sociale lloj lloj brockullash.

Përulje pa fund përpara fisnikerise së tyre sublime dhe kryevlerave që të moshuarit përcojnë drejt nesh.

Çdo të ishte shoqëria pa ata, pa të moshuarit?

Nje habitat i pandjeshem, që vrapon drejt asgjëkundit dhe që rrafshon vlerat dhe lartëson antivlerat.

Të puthim duart e arta të të moshuarve është më e pakta, që mund të bëjmë!!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco