Sulmi i armatosur i Serbisë në Veri/ Osmani pret Ministrin e Mbrojtjes dhe Komandatin e FSK-së

Sulmi i armatosur i Serbisë në Veri/ Osmani pret Ministrin e Mbrojtjes dhe Komandatin e FSK-së

17:49, 30/09/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral-lejtnant, Bashkim Jashari.

Zyra e Presidentes bëri të ditur se në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës.

“Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës, punën e institucioneve të sigurisë së Kosovës si dhe për koordinimet me aleatët tanë dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë”.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, thuhet tutje në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco