Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Skandali i TIMS dhe koncesionet në shëndetësi, PS refuzon kërkesat e PD në Konferencën e Kryetarëve

17:08, 29/09/2023
A+ Aa A-

Partia Socialiste refuzon kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Parlamentare për hetimin e aferave dhe skandaleve. Sot në Konferencën e Kryetarëve pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës deh opozitës, ku kryetari i grupit parlamentar Gazmend Bardhi e cilësoi si mohim të një të drejte kushtetuese. Vendimi përfundimtar për komisionet do të shprehet me votë në seancën e parë.

SYRI TV

Partia Socialiste refuzoi në Mbledhjen e Koferencës së Kryetarëve kërkesën e 45 deputetëve të opozitës për ngritjen e 2 komisioneve hetimore parlamentare per  rrjen e të dhënave të Sistemit tims, dhe  koncensionet në Shendetësi.  Mbledhja me dyer  të mbyllura u shoqërua me debate, ku kreu  I grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi akuzoi maxhoranxën se po  veprpn në mënyrë antikushtetuese. Në një konferencë për mediat pas mbledhjes, Bardhi deklaroi se argumentat e socialistëve janë fyese, dhe kanë si synim pengimin e  opozitës për të zbardhur këto skandale.

Sipas Bardhit, maxhoranca nuk ka interes të hetohen kontratat koncensionare në shëndetësi dhe rrjedhjen e  të dhënave nga sistemi tims, pasi është vetë e përfshirë në afera. Ai  paralajmëroi se opozita do të ndjekë cdo hap ligjor për ti shkuar deri në fund përpjekjes për ngritjen e komisoneve hetimore në parlament.

Ndërkohë, mungesa e konsesusit në Konferencën e kryetarëve, bën që 2 kërkesat e deputeëve opozitarë ti kalojnë tashmë Kuvendit, i cili do të vendos nëse do të miratojë apo jo ngritjen e 2 komisioneve hetiimore/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco