E mundi edhe Arlind Qori në Tiranë/ Bejko: Basha duhet të përjashtonte edhe më shumë deputetë

E mundi edhe Arlind Qori në Tiranë/ Bejko: Basha duhet të përjashtonte edhe më shumë deputetë

15:52, 29/09/2023
A+ Aa A-

Roland Bejko, kandidati i Lulit për Tiranën, i cili u mund edhe nga Erlind Qori dhe doli i katërti në kryeqytet ka komentuar përjashtimet e deputetëve nga Lulzim Bashës. Bejko, ashtu siç është i pangopur me humbjen turpëruese, duket se është edhe me përjashtimet. "Përjashtimet e deputetëve nga grupi parlamentar i PD ishte një akt administrativ sepse ata i ishin bashkuar me kohë Berishës."- ka thënë ai. 
 

Me ç'duket Bejko e koncepton që parti quhet ajo bashkësi ku është vetëm ai dhe Luli dhe një organizatë me anëtarë, me grup parlamentar e me struktura.

Komenti i Bejkos: 

“Një grup i brendshëm që kur ka filluar ky sherr janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, duke menduar se ai është PD-ja. U ndërmor një veprim administrativ që bëri të qartë pozicionimin e deputetëve. Këta deputetë nuk i njohin forumet e partisë, për rrjedhojë dhe partia nuk i njeh. Ishte thjesht një akt administrativ.

Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë."- ka thënë ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco