Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Sveçla publikon pronat luksoze të Radojçiqit: S'bëhet fjalë për 'luftëtar lirie', po për një Pablo Escobar multimilioner!

14:09, 29/09/2023
A+ Aa A-

"Sulmi terrorist me të cilin është ballafaquar Policia e Kosovës në fshatin Banjska të Zveçanit do të hetohet detajisht dhe deri në fund", ka garantuar sot Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, duke publikuar pamjet e pronave luksoze të Milan Radojçiqit, nënkryetarit të Listës Serbe, të dyshuarit kryesor si organizator i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. 

Ministri Sveçla foli më tej për hetimet që po kryhen lidhur me këtë sulm: "Policia e Kosovës, - tregoi ai në Fb, -  në zbatim të urdhëresës së gjykatës, sot është kryer bastistje në banesën e Milan Radojçiq, në vilën tij në Liqenin e Ujmanit, në një aneks/ngrohtore të Spitalit të Mitrovicës si dhe në shtëpinë e Vladimir Radojeviç i njohur me nofkën “Mami”.

Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojçiq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit.

Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë. Prandaj, është e domosdoshme që vatra e krimit e gjithë këtyre viteve në veri të vendit të hetohet së bashku me të gjithë asetet, aparaturën dhe lokacionet e grupit terrorist," nënvizoi Ministri i Brendshëm i Kosovës.

Kujtojmë se sot Policia e Kosovës ka kryer bastisje në pesë godina në komunat në veri të vendit. Në orët e para të mëngjesit, ka bastisur edhe një vilë në zonën e liqenit të Ujmanit, e cila dyshohet se është në pronësi të nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco