Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Berisha: Të hetohen udhëtimet e Taulant Ballës në Itali me Pëllumb Gjokën!

Berisha: Të hetohen udhëtimet e Taulant Ballës në Itali me Pëllumb Gjokën!

14:00, 29/09/2023
A+ Aa A-

Situata e rëndë në vend dhe pasiguria e krijuar nga ekzekutimet dhe vrasjet, sipas kryetarit të PD-së dëshmon se rendi është në duart e krimit, duke drejtuar gishtin e akuzës së pari mbi ministrin e ri të Ministrisë së Brendshme, Taulant Ballën. 

"Rendi në duart e krimit! - veçoi Berisha sot i pyetur nga gazetarët në konferencën për shtyp. - Në një hark kohor 30 orë, kanë ndodhur tri vrasje dhe 5 plagosje. "Begraundi" i këtyre vrasjeve, jo të gjithave, është droga dhe para së gjithash droga.

Por edhe rendi është në duart e Taulant Ballës, që del tani mik jo vetëm me Begon, por edhe me Kolombon. Unë absolutisht duhet të insistoj për hetim të udhëtimeve të tij në Itali me Pëllumb Gjokën, ndonëse ato i ka bërë pa diskutim me porosi të Edi Ramës," insistoi lideri i opozitës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco