Lajmi i fundit

LIVE/ Drejtuesit e PD takim me demokratët e Bulqizës

VIDEO/ Berisha: Padroni dhe argati i tij në sulme kundër Kosovës!

11:02, 29/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi një video nga konferenca e djeshme, ku dënoi qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për situatën në Kosovë.

Berisha shkruan se ‘padroni dhe argati i tij janë në sulm kundër Kosovës’.

“Kërkesa e Edi Ramës me porosi të Aleksandër Vuçiç që komunat në veri të Kosovës me shumicë serbe të vendosen nën kontrollin e KFOR-it është një kërkesë djallëzore, e cila nuk ka qëllim tjetër, përveç për të dalë indirekt tek ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.

Qeveria e Kosovës në radhë të parë, dhe partnerët ndërkombëtarë nuk janë dakord as me padronin e Edi Ramës, Vuçiç, as edhe argatin e tij në Tiranë.

Ata mendojnë dhe besojnë se përgjegjëse për sigurinë e rendit në të gjithë territorin e Kosovës është Policia e Kosovës.

Këtë projekt Edi Rama për veriun e komunave të Kosovës e mbrojti vite të tëra me shkëmbim territoresh. Por ky projekt ka dështuar, është arkivuar njëherë e mirë.

Së dyti, Edi Rama nxori përsëri nga sirtarët kërkesën për konferencë kombëtare të paraqitur nga Beogradi dy vite më parë, dhe të mbështetur fuqimisht nga Sergej Lavrov.

Një konferencë ndërkombëtare për Kosovën nuk ka qëllim tjetër veçse të zhbëjë të gjitha ato që janë arritur dhe të shënojë një fillim nga e para për llogari të nacionalizmit të verbër serb.

Ndaj edhe dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim të Edi Ramës që shkon fund e krye në përputhje me kërkesat e Beogradit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco