Zv.kryeministrja e Kosovës, pas sulmeve terroriste në veri: Asociacioni ka vdekur

Zv.kryeministrja e Kosovës, pas sulmeve terroriste në veri: Asociacioni ka vdekur

07:27, 29/09/2023
A+ Aa A-

Prishtinë - Zëvendëskryeministrja e Kosovës, njëherësh edhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka deklaruar se Asociacioni me Serbinë “ka vdekur”.

Ajo u shpreh se tashmë ka prioritete komplet ndryshe pas sulmit të së dielës, në lidhje me BE-në dhe SHBA-në. Tashmë sipas saj siguria është prioriteti kryesor i diskutimeve me ndërkombëtarët, gjë e cila e ka ndryshuar pozitën e Kosovës pas ditës së diel, njofton RTK..

Gërvalla u shpreh se nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë.

“Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt se pas te dielës nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues”, tha ajo për Top Channel.

Sipas saj, Asociacioni i 2013 është kundër kushtetutës së Kosovës dhe nuk mund të bëhet.

“Escobar shumë qartë e ka përcaktuar se nuk mund të ketë Asociacion pasi mund të jetë një republikë e dytë serbe. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që shkelja e Kushtetutës të mos jetë pjesë e marrëveshjes që kemi pranuar në Bruksel. Nuk ndodhi sepse Serbia e ka pasur të qartë që nuk është e gatshme e që i mungon gatishmëria e plotë. E dallojmë BE-në nga SHBA sepse SHBA ka qenë më pragmatike në të kuptuarit të realitetit të vendit tonë dhe të Ballkanit”, theksoi e dyta e qeverisë.

“Çdo përpjekje e jona për të sjellë energji dhe rezultate në proces, në fund ju e shihni që jemi pala e vetme që kërkon implementimin e marrëveshjes në Bruksel. Ky dialog nuk çon askund është qorrsokak. Për mua është shumë e rëndësishme që mbas asaj që ka ndodhur të dielën ka prioritete krejt të tjera në raportin tonë me ndërkombëtarët, siguria. Nuk ka shkelje më të rëndë sesa agresioni i hapur ndaj atij që pretendon që ke në tavolinë. Pas sulmit qëndron Serbia dhe aty ka pasur armatim për qindra trupa”-tha Gërvalla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco