Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

KFOR-i të kontrollojë veriun, Albin Kurti i përgjigjet Edi Ramës

KFOR-i të kontrollojë veriun, Albin Kurti i përgjigjet Edi Ramës

21:35, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Kurti, në një intervistë për median boshnjake ‘Hayat TV’, ka thënë se është Policia e Kosovës ajo që përgjigjet për sigurinë në Kosovë, pastaj vijnë EULEX-i dhe KFOR-i.

‘Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta nga policia jonë dhe KFOR-i në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është e përcaktuar. Kudo në Kosovë-e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet të ndryshojë’, ka thënë Kurti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri Shqipërisë ka thënë sot se KFOR duhet ta marrë sa më parë në kontroll veriun e Kosovës, në mënyrë që situata të mos përkeqësohet dhe të mos ketë më viktima si pasojë e sulmeve.

Sipas tij kjo gjë duhet të kishte ndodhur më parë, por megjithatë më mirë pak vonë se sa shumë vonë.

 ‘…Për të parandaluar me çdo mjet këtë konflikt, KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun Kosovës. Nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë Serbia. Këtu s’ka rëndësi se kush e kërkon, këtë e kërkon situata. Po të ishte bërë më parë kjo nuk do të kishte ndodhur. Pak vonë sipas meje, por më mirë pak vonë se sa shumë vonë’, shtoi Rama.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri thirrje për tërheqjen e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga veriu i Kosovës.

Presidenti serb këtë thirrje e bëri gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Danimarkës, Lars Rasmussen.

 ‘E përsërita kërkesën që sigurinë në veri të Kosovës ta marrin pjesëtarët e KFOR-it, i cili ka kapacitete për të parandaluar veprimet e dhunshme të Prishtinës’, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i maskuar dhe i armatosur, teksa forcat e rendit po tentonin të largonin barrikadat që ishin vendosur në një rrugë në fshatin Banjskë të Zveçanit-një prej katër komunave në veri, të banuara me shumicë serbe. Gjatë këtij sulmi të grupit terrorist serb u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe u plagos një pjesëtar tjetër i Policisë së Kosovës.

Grupi i armatosur-që sipas autoriteteve përbëhej prej rreth 30 personash-më pas u strehua në manastirin e Banjskës, prej ku gjatë gjithë të dielës u përlesh me policinë.

Policia dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë thënë se udhëheqës dhe pjesëmarrës i këtij sulmi ishte Milan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe-partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Për pjesëmarrjen e Radoiçiqit-i cili është nën sanksione amerikane dhe kërkohet në Kosovë për frikësimin e dëshmitarëve në rastin gjyqësor të njohur si Brezovica-Sveçla ka publikuar edhe një video të incizuar me dron, që tha se e shfaq zyrtarin e Listës Serbe në Banjskë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco