Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Kosova, Rezolutë për hetim ndërkombëtar të Serbisë, Bardhi: Duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Shqipëria

Kosova, Rezolutë për hetim ndërkombëtar të Serbisë, Bardhi: Duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Shqipëria

15:42, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës, miratoi sot (28 shtator) një Rezolutë ku kërkohet hetim ndërkombëtar i Serbisë për sulmet në Veri.

Në një reagim në rrjetin social “X”, Bardhi shkruan se “Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë”.

Deputeti demokrat shprehet se si kryetar i Grupit Parlamentar të PD, do propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozohet miratimi i Rezolutës.

“Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë”, thekson ai.

Reagimi i Gazment Bardhit

Fjalët që ndryshojnë sipas orëve të Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë nuk kanë asnjë vlerë. Është koha që Republika e Shqipërisë të veprojë në mbështetje të Kosovës.

Rezoluta e miratuar sot nga Kuvendi i Kosovës duhet të miratohet pa asnjë vonesë edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Si kryetar i Grupit Parlamentar të PD do të propozoj një mocion me debat mbi këtë çështje dhe në përfundim të të cilit, do të propozojmë miratimin e Rezolutës.

Kuvendi i Shqipërisë duhet të harmonizojë plotësisht qëndrimin e tij me Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar nga qeveria shqiptare, që në bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe aleatët ndërkombëtarë, të kërkojë dhe nxisë një hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco