Bandat nuk frikësohen nga 'banditët'/ Krimi vijon aktivitetin i patrazuar, ministri i Brendshëm merret me tullumbacet me azot

Bandat nuk frikësohen nga 'banditët'/ Krimi vijon aktivitetin i patrazuar, ministri i Brendshëm merret me tullumbacet me azot

20:59, 27/09/2023
A+ Aa A-

Që Taulant Balla nuk do luftonte krimin sepse është bashkëudhëtar më të, kjo gjë dihej.

Por që propaganda e tij do të ‘shkërmoqej’ kaq shpejt kjo edhe nuk pritej.

Në fillimit trumpetoi me të madhë luftën kundër krimit, luftë brenda uniformave blu të lidhura me krimin etj.

Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe  aksioni nga luftë kundër krimit është kthyer në luftë kundër tullumbaceve me azot dhe makinave të parkuara keq.

Ngjarjet kriminale janë rikthyer me mbarimin e verës në kulmin e tyre.

Vetëm në dy ditë kanë humbur jetën 3 persona dhe janë plagosur 4 të tjerë në atentate.

Gjithashtu është rikthyer edhe refreni i përhershëm i njoftimeve të policisë, “policia ka shkuar në vendngjarje, autorët kanë ikur në drejtim të paditur”.

Asnjë prej ngjarjeve nuk është zbardhur, asnjë prej autorëve nuk është në prangat e policisë.

Dhe për më tepër ngjarjet kanë të njëjtin sfond, prishje e pazareve të drogës, larje hesapesh, që do të thotë se aktiviteti i trafiqeve vijon punën normalisht e i pashqetësuar aspak nga autoritetet.

Ndërkohë ministri vijon merret me tullumbacet e fëmijëve, madje, me ndikimin që pushteti ka në shumë media i bëjnë edhe tëma emisionesh qëndrore tullumbacet e makinat e parkuara keq.

Bandat nuk frikësohen nga banditët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco