Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Zhulali: Vuçiç donte të fuste trupat ushtarake në Kosovë, si Putin në Krime! Ja skenarët

18:28, 27/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja e Çështjeve Ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka folur për tensionet Kosovë-Serbi dhe skenarët e mundshëm serbë.

Në lidhje me sulmin ushtarak të së dielës nga terroristët serbë në Veri të Kosovës, Zhulali theksoi se Serbia donte të fuste trupat e saj ushtarake në Kosovë me të njëjtën pretekst që përdori Putini për të hyrë në Krime dhe më pas në Donbas.

Sipas ekspertes, dy faktorët kyç që ndaluan këtë skenar, ishin profesionalizmi që përdori Policia e Kosovës dhe e dyta që këtij grupimi ushtarak nuk iu bashkuan serbët e Kosovës.

Gjithashtu Zhulali tha se fakte janë se përgjithë kësaj kohe Vuçiç dhe politika serbe kanë folur qartë pa ekuivoke dhe kanë ndërtuar një narrativë e cila synonte radikalizmin e serbëve në Kosovë, radikalizmin e opinionit publik në Serbi dhe që do të çonte në një inkursion ushtarak brenda në Kosovë.

Zhulali: Serbia donte të fuste trupat e saj ushtarake në Kosovë me të njëjtën pretekst që përdori Putini për të hyrë në Krime dhe më pas në Donbas, pra po ushtrohej terror mbi serbët e Kosovës dhe me këtë pretekst Serbia do të futej në Veri të Kosovës për të thënë që ne po mbrojmë serbët e Kosovës.

Fatmirësisht këtu kemi dy elementë kyç, që e ndaluan këtë skenar.

E para ishte profesionalizmi që përdori Policia e Kosovës dhe e dyta që këtij grupimi ushtarak nuk iu bashkuan serbët e Kosovës.

Kjo do të shikohet nëse ka qënë një moment fatlum për shkak se ndërhyrja e policisë ka ndërhyrë shumë herët.

Këto janë rrethana që do të dalin më tej.

Një nga skenarët mund të ishte që aty të mbidheshin banorët për një protestë dhe më pas do të kishte shkëmbim zjarri dhe e cila më pas do të kishte dhe zhvillime tragjike.

Fakte janë se përgjithë kësaj kohe Vuçiç dhe politika serbe kanë folur qartë pa ekuivoke dhe kanë ndërtuar një narrativë e cila synonte radikalizmin e serbëve në Kosovë, radikalizmin e opinionit publik në Serbi dhe që do të çonte në një inkursion ushtarak brenda në Kosovë./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco