Lajmi i fundit

LIVE/ Meta dhe përfaqësuesit e PL marshim nga selia drejt protestës në mbështetje të Sali Berishës

VIDEO/ Braho: Manastiri i Banjskës është një vrimë e zeze ku zhvillohet aktivitet për të destabilizuar Kosovën

16:49, 27/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin, Edvin Parruca për të komentuar sulmin terrorist që ndodhi në Kosovë ishte gazetarja Alisa Braho.

Braho është shprehur se në manastirin e Banjskës janë zhvilluar prej kohësh aktivitete të dyshimta që kanë për qëllim destabilizimin e Kosovës.

"Në rrugë zyrtare do të mbeten shumë gjëra për tru sqaruar por kam përshtypjen se për të gjithë ata që e kanë ndjekur situatën në Kosovë nuk ka vend për dyshime.

Një patrullë e policisë ka vënë re një fenomen dyshues në manastirin e Banjskës, aty ka shumë gjera të dyshimta në kishë dhe është një vrimë e zezë dhe këtu nis gjithçka. Do të ishte shumë naive që të mendonim e aty ka hyrë ajo sasi e madhe armësh brenda një nate. Ministri i brendshëm pohon se është gjetur një dokument ku pohon se një pjesë e atij armatimi janë marrë nga magazinat e ministrisë së brendshme të Serbisë.

Në një nga ato ulëset në manastir ishte një nga krerët e Listës Serbe i cili është shpallur në listën e zezë të SHBA-së dhe ai ishte drejtuesi i këtij grupi terrorist. Dëgjova zëdhënësin e BE, Stano ku u shpreh se nuk i përmbahen dhe reagoj mbi publikimet online, por ato i kanë publikuar ministri i brendshëm."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco