Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Vangjel Dule: Po bëhet shkelje në procesin e regjistrimit të minoritetit grek në Censin 2023

Vangjel Dule: Po bëhet shkelje në procesin e regjistrimit të minoritetit grek në Censin 2023

11:24, 27/09/2023
A+ Aa A-

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një dalje për mediat nga Kuvendi ngriti shqetësimin sipas tij se po kryhen shkelje në regjistrimin e minoritetit grek në Censin 2023.

Sipas Dules anketuesit nuk po bëjnë regjistrimin në tablet, por mbajnë shënimi anash. Dule tha se regjistruesit nuk i pyesin qytetarët për etninë, gjuhën amtare dhe për fenë.

‘Jemi përpjekur të përcjellim frymë bashkëpunimi me qëllimin e një rezultati demokratik dhe të gjithë pranuar. Me shqetësim po ju prezantojmë gjetjet aktivistëve të PBDNJ-së, në lidhje me zhvillimin  Censit.

Në radhë të parë ka shumë raste kur regjistrueset në kundërshtim me ligjin nuk regjistrojnë me tabletat përkatëse por mbajnë shënime me premtimin se do ti hedhin më vonë.

Nuk lihet njoftim me shkrim ashtu siç e kërkon ligji në banesat ku nuk gjendet një qytetar. Kemi raste të denoncuar si në Tiranë, Korçë, Sarandë, dhe gjetke ku nuk u drejtohen qytetarëve pyetjet për etnike gjuhën amtare dhe besimin fetar. Për këto u thuhet se janë fakultative. Është e detyrueshme përgjigja nga ana e regjistrueset.

Një biznesmen në Sarandë, në mënyrë të përsëritur u pyet 3 herë nëse ishte i sigurt se ishte minoritar grek, sepse kishte prona dhe pasuri.

Ka një retorike agresive nacionaliste në shumë media duke ngritur kërcënime hipotetike të paqena. Po e shndërrojnë procesin në një farsë. BE të bëjë që mos të dështojë Censi 2023 për regjistrimin e minoriteteve fetare.’- tha Dule.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco