Zhulali: Vuçiç, i rrezikshëm! Ka rimbjellë farën e nacionalizmit në botën serbe

Zhulali: Vuçiç, i rrezikshëm! Ka rimbjellë farën e nacionalizmit në botën serbe

09:06, 27/09/2023
A+ Aa A-

Diplomatja Ilda Zhulali e ftuar në emisionin “Ora e Betit” foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Kosovën dhe mbarë opinionin ndërkombëtar, që shkaktoi sulmi terrorist në veri të Kosovës

“Kjo ngjarje nuk mun dt shkëputet nga realiteti, pasi nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të kronikës së zezë.

Është një ngjarje që është zhvilluar në një kontekst të caktuar dhe që ka njohur përshkallëzim, dhe ky kontekst e ka epiqendrën në Serbi.

Që në vitin 2013 dialogu mes dy vendeve ka ndaluar dhe vit pas viti ka njohur vetëm hapa pas, dhe këto hapa pas kanë qenë gjithmonë e më të rrezikshëm.

Serbia bashkë me Presidentin Vuçiç nuk mund të linin pas tezat nacionaliste. Ai ka rimbjellë farën e nacionalizmit të botës serbe të cilën po përpiqet ta thërrasë në luftë. Ai po përpiqet prej afro një viti të viktimizojë serbët e Kosovës, por që kjo është një mashtrim i madh por që ata po përpiqen ta shesin se po anatemohen. Dhe me këtë diplomatikisht është përpjekur të minojë edhe dialogun me Kosovën”, u shpreh Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco