Si ka funksionuar skema Rama-Duçka-McGonigal dhe HO

Si ka funksionuar skema Rama-Duçka-McGonigal dhe HO

00:03, 26/09/2023
A+ Aa A-

Në një arrikull të fundit të New York Post, lidhur me aferën McGonigal, është përmendur gjerësisht edhe Dorian Duçka me Edi Ramën. 

Artikulli flet për hetimin që Kogresi amerikan po kryen për aferën. 

Dorian Duçka përmendet si ndërmjetësi (sekser) mes kryeministrit shqiptar dhe ish agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, i cili ka pranuar të gjitha akuzat para gjykatës amerikanë. 

Edi Rama përmendet 11 herë si bashkëfajtor në akuzën që McGonigal e ka pranuar. 

Në shkrimin e gazetës amerikane përmendet edhe Patrick HO. 

Po kush është Patric HO?

Patrick HO është ish-kreu i CEFC Kinë, Energy Company Limited (“CEFC China”).

Patrick HO u dënua me tre vjet burg për rolin e tij në një skemë shumëvjeçare, shumëmilionëshe, për korruptim të zyrtarëve të lartë të Çadit dhe Ugandës, në këmbim të avantazheve të biznesit për CEFC Kinë.

Çfarë e lidh HO me Shqipërinë dhe Edi Ramën? 

Lidhja e HO me Shqipërinë dhe Edi Ramën është Dorian Duçka, i cili ka qenë punonjës i kompanisë kineze që drejtohej prej tij. 

Në vitin 2018, HO është dënuar me burg në ShBA dhe me një gjobë 400-mijë dollarë për afera korruptive në vendet afrikane të Çadit dhe Ugandës. 

Afera për të cilën është dënuar është e njëjtë me atë të Shqipërisë që është në hetim. 

Favorizim nga kreu i qeverisë për fushat e naftës, për t’ia dhënë ato për shfrytëzim, kundrejt ryshfetit, kompanisë kineze. 

E njëjta gjë ka ndodhur në Shqipëri, sipas akuzës amerikane. 

Dorian Duçka në rolin e përfaqësuesit të kompanisë kineze dhe si mik e këshilltar i Edi Ramës, i ka kërkuar këtij të fundit në takimet e përbashkëta me McGonigal që t’ia japë fushat e naftës për shfrytëzim kompanisë kineze. 

Skema e Çadit


Skema e Çadit filloi në shtator 2014 kur HO fluturoi në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së. Në atë kohë, CEFC China – një kompani energjetike shumë miliarda dollarëshe me bazë në Shangai, Kinë – po punonte për të zgjeruar operacionet e saj në Çad dhe donte të takohej me Presidentin Déby. Përmes një lidhjeje, HO u njoh me Cheikh Gadio, ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Senegalit, i cili kishte një marrëdhënie personale me Presidentin Déby. HO përdori Gadion si sekser për ta ndihmuar në marrjen e aksesit te Presidentit Deby.
Gadio lidhi HO dhe CEFC China me Presidentin Déby. Gadio këshilloi HO dhe CEFC China që të dërgonin një ekip teknik në Çad për të hetuar të drejtat e naftës dhe për t'i bërë një ofertë Presidentit Déby bazuar në të dhëna faktike. HO drejtoi një delegacion të CEFC China, i cili fluturoi për në Çad me një avion korporate me para të gatshme prej 2 milionë dollarësh të fshehura brenda disa kutive dhuratash. 

Skema e Ugandës


Skema e Ugandës filloi në të njëjtën kohë me Skemën e Çadit, kur HO ishte në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB-së. HO u takua me Sam Kutesën, i cili kohët e fundit kishte filluar mandatin e tij si presidenti i 69-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. HO, i cili pretendonte se vepronte në emër të OJQ-së CEFC, u takua me Kutesën dhe filloi të kultivonte një marrëdhënie me të. Gjatë vitit kur Kutesa shërbeu si President i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, HO dhe Kutesa diskutuan një "partneritet strategjik" midis Ugandës dhe CEFC China për sipërmarrje të ndryshme biznesi. Në maj të vitit 2016, drejtuesit e CEFC China udhëtuan në Ugandë.  HO këshilloi shefin e tij, Ye Jianming, kryetari i atëhershëm i CEFC China, t'i jepte 500,000 dollarë para në dorë Musevenit, gjoja si një donacion për fushatën. Ai synonte që këto pagesa të ndikonin tek Kutesa dhe Museveni për të përdorur fuqinë e tyre zyrtare për të drejtuar avantazhet e biznesit të CEFC China.

 

Pra, siç shihet, të dyja skemat e mësipërme janë identike me aferën ku është i përfshirë McGonigal dhe Rama. 

Ashtu si në Uganda dhe Çad, kompania kineze ka përdorur si maskim për dhënien e ryshfetit miliona dollar krerëve të shteteve për gjoja aktivitete bamirësie. 

Të njëjtën gjë ka bërë edhe me Edi Ramën, por jo bamirësi për popullin, por për Kryeministrin, duke i financuar ekspozitën në Hong Kong në vitin 2015, me ndërmjetës Dorian Duçkën. 

Është mëse e qartë se Duçka nuk është zgjedhur për të punuar në kompaninë kineze se ishte gjeni, por është “peshkuar” për lidhjet me kryeministrin shqiptar, për të cilin edhe punonte. Në mos pastë qenë vet Rama referencë për të.

Me përfshirjen në skemën e madhe edhe të agjentit të lartë të FBI-së, McGonigal, ku ndërmjetës është Duçka, del qartë se roli i tij është ai i sekserit. Ose thënë ndryshe njeriu i Ramës i futur në këtë skemë gjigante dhe jo njeriu që “peshkoi” Ramën për ta futur në të tilla skema. 

Kjo është një skemë në të cilën Rama ka hyrë shumë thellë, ka bërë shumë gabime, të cilat nuk cënojnë sigurinë e Shqipërisë, por të ShBA-ve. 

Hetimi i Kogresit është hetim me themel që do të çojë deri në zbërthimin e plotë të aferës, që është ndër më të mëdhatë në ShBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco