Vangjeli: McGonigal ka pranuar fajin, nuk do ta marrim vesh kurrë se sa ishte përfshirë Rama në këtë dosje korrupsioni

23:05, 25/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV është shprehur se dosja McGonigal do të mbyllet me ato që kemi marrë vesh deri tani pasi ai ka nënshkruar një marrëveshje me drejtësinë amerikane.

Vangjeli është shprehur se personat e përfshirë në këtë dosje nuk do të zbardhen kurrë për veprimet e tyre të bërë në bashkëpunim me McGonigal.

"Edhe sikur të verifikohet deri në fund individi nuk përfaqëson strukturën dhe qoftë një strukturë e vetme nuk përfaqëson gjithë shtetin. Në rast se McGonigal ka bërë ato veprime nuk do të thotë se ai përfaqëson FBI apo një qëndrim i caktuar mund të ndryshojë me kalimin e kohës kjo nuk do të thotë se SHBA-të gabojnë.

Me kalimin e kohës edhe vendime shumë të rëndësishme shumë të tyre që kanë ndryshuar fatin e  miliona njerëzve kanë dalë të gabuara, ne nuk mund të gjykojmë të  tërën se është e tillë amerika por duhet të gjykojmë për pjesën tonë të vogël dhe modeste. Për sa na përket ne interesat e superfuqisë më të madhe në botë përputhen me interesat e vogla tonat.

McGonigal pranoi fajësinë dhe do të ketë një gjykim të shkurtuar me ato që ai ka në dosje ky është një fat i mirë për të dhe një fa i keq ne pasi janë të përfshirë tre persona në këtë dosje që janë kryeministri Rama dhe persona A dhe personi B."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco