DW: BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Kosovë

DW: BE dhe SHBA dënojnë sulmin në Kosovë

11:36, 25/09/2023
A+ Aa A-

BE dënon ashpër sulmin

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, e ka dënuar ashpër sulmin nga një "bandë e armatosur” kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri. "Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Borrell, duke shtuar se "më shumë jetë të personave të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë. Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, thuhet në reagim.

Edhe i ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbim Miroslav Lajçak ka dënuar sulmin të dielën kundër Policisë së Kosovës. "Dënoj ashpërsisht sulmin e tmerrshëm kundër Policisë natën e kaluar. Dhuna në çdo formë është absolutisht e papranueshme", shkroi Lajçak në X, ish-twitter. Lajçak u shprehu ngushëllimeu familjeve të viktimës, efektivit të Policisë së Kosovës dhe kolegëve të lënduar dhe kërkoi që sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Lajçak kërkoi që palët t'i rikthehen menjëherë dialogut.

Edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier i ka dënuar ashpër sulmet "e dhunshme dhe të orkestruara" ndaj Policisë së Kosovës, në veri. "Policia e Kosovës ka legjitimitet të plotë për të garantuar sundimin e ligjit, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ne e pranojmë dhe respektojmë rolin e saj si përgjigja e parë ndaj emergjencave dhe situatave të krizës”, ka thënë Hovenier. Sipas tij, "kryesit e këtyre veprave duhet të mbahen përgjejgës dhe të përballen me drejtësinë”. Edhe drejtuesja e misionit të OKB në Kosovë, Caroline Ziadeh e dënoi ashpër sulmin e fundit në Kosovë.

Kurti: Sulm "terrorist”

Kryeministri Albin Kurti, sulmin mbi policinë e Kosovës e ka cilësuar "terrorist” duke thënë se "krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po sulmon shtetin tonë”.

"Në këto momente ende vazhdojnë gjuajtjet me armë zjarri të kalibrave të ndryshëm mbi policinë tonë. Sulmuesit janë profesionistë me maska e të armatosur edhe me armë të rënda”, shkruan kryeministri Kurti. Ai  zotohet për mbrojtje të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

"Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t'iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, shkruan Kurti.

Zhvillimet e së dielës në fshatin Banjska

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla, tha gjatë së dielës, se sulmi prej të cilit u vra një punonjës i Policisë së Kosovës dhe një tjetër u plagos, "po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 vetë me  uniformë, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme”.

Sulmuesit po qëndrojnë brenda një manastiri në fshatin Banjska dhe ata tashmë janë të rrethuar një njësitë speciale të policisë së Kosovës dhe është koha që të dorëzohen, tha ministri Svecla.

Autoritetet e Kishës Serbe nga Dioqeza e Rashkës – Prizrenit thanë se janë të shqetësuar për shkak se "një grup personash të armatosur, të maskuar, kanë hyrë në manastirin (Banjskë) me automjet të blinduar, duke thyer portën e mbyllur të Manastirit”.

"Persona të armatosur, të maskuar, po lëvizin nëpër oborr dhe herë pas here dëgjohen të shtëna. Dioqeza dënon ashpër dhunën e hapur që ushtrohet në objektin fetar të Kishës Ortodokse Serbe, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që sa më parë t'i japin fund konfliktit”, thuhet në një njoftim, pa u specifikuar se kush janë këta persona të armatosur./Marrë nga DW

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco