‘Asgjesohen 10 terroristë’/ Berisha dënon Beogradin, mbështet Policinë e Kosovës në vendosjen e rendit

16:41, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha ka publikuar të tjera të dhëna në lidhje me shkëmbimin e zjarrit në veri mes grupeve terroriste serbe dhe Policisë së Kosovës.

‘Situata e rënduar shumë në Liposaviq. Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë, njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet’, shkruan Berisha në Facebook.

Gjithashtu Berisha ka dënuar me ashpërsi lojën kriminale me grupet terroriste të Beogradit, si dhe mbështet të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.

Postimi i plotë:

Situata e rënduar shumë në Liposaviq. Policia e Kosovës asgjeson 10 terroristë, njëri plagoset dhe një tjetër dorëzohet.

Edhe njëherë dënoj me ashpërsinë më të madhe lojën kriminale me grupe terroriste të Beogradit dhe mbështes të gjithë përpjekjen e policisë së Kosovës për vendosjen e ligjit dhe rendit në të gjithë territorin të Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco