Voton kandidati i ‘BF’, Vata: Ditë e shënuar jo vetëm për Kukësin por edhe për gjithë Shqipërinë

11:38, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i koalicionit opozitar Bashkë Fitojmë për Bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka votuar pak minuta më parë në qendrën e votimit përkatëse.

Në një prononcim për mediat, Vata theksoi se kjo është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit.

Vata ka ftuar gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

‘Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, jo vetëm për kuksianet por janë zgjedhje të rëndësishme përtej Kukësit, janë zgjedhje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë’, u shpreh Vata.

Vata: Përshëndetje për të gjithë qytetarët kuksiane. Sot ëshë një ditë e shënuar sot është një ditë e shenjtë për Kukësin, kuksianet dhe familjet kuksiane dhe për të ardhmen e Kukësit.

I ftoj të gjithë banorët e Kukësit që ti drejtohen masivisht kutive të votimit, për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme të lirë dhe demokratike.

Deri tani që po flasim ne kemi evidentuar çdo problematikë dhe paligjshmërie që po tentohet për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, të cilat do të paraqiten në një komunikatë tjetër.

Deri në këto momente ka qënë e qetë situata por tentativat do i paraqesim.

Këto zgjedhje janë të rëndësishme jo vetëm për Kukësin, jo vetëm për kuksianet por janë zgjedhje të rëndësishme përtej Kukësit, janë zgjedhje të rëndësishme për gjithë Shqipërinë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco