Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Kurti viziton policin e plagosur: Sulm terrorist! Kriminelët e orkestruar nga Serbia gjuajtën me granata

Kurti viziton policin e plagosur: Sulm terrorist! Kriminelët e orkestruar nga Serbia gjuajtën me granata

10:23, 24/09/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar në spital policin e plagosur Alban Rashiti pas sulmit nga serbët me granata dore në drejtim të Policisë së Kosovës nga terroristët serbë në afërsi të urës në Banjskë të Zveçanit.

‘Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit’, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.

Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco