Zgjedhjet në Kukës/ Vata: Po shtohen votues në paligjshmëri totale kudër çdo ligji

Zgjedhjet në Kukës/ Vata: Po shtohen votues në paligjshmëri totale kudër çdo ligji

22:40, 23/09/2023
A+ Aa A-

Vetëm pak orë nga zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Kukës ka reaguar Shtabi Elektoral i Kandidatit të Bashkë Fitojmë për bashkinë Kukës, Emri Vata.

Sipas deklaratës së tyre bëhet me dije se ë paligjshmëri totale, në kundërshtim të hapur të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, Kodit Civil si dhe vendimeve të mëparshme të Kolegjit Zgjedhor për raste të njëjta, Gjykata e Kukësit sot, më pak se 24 orë nga zgjedhjet vendore në Kukës, ka marrë vendim që të shtojë në listën e votuesve të IEVP Kukës, 15 të dënuar, duke u dhënë atyre të drejtë për të votuar, edhe pse nuk e kanë vendbanimin në Bashkinë Kukës, dhe vendimi për t’u shtuar në listë është marrë pasi është shpallur lista finale e votuesve në Bashkinë Kukës.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Shtabit Elektoral të Kandidatit të Bashkë Fitojmë për bashkinë Kukës, Emri Vata

Në panik nga humbja e sigurt e Bashkisë Kukës, Edi Rama ka urdhëruar Gjykatën e Kukësit të përdorë cdo mjet për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve për Kryebashkiak

Në paligjshmëri totale, në kundërshtim të hapur të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, Kodit Civil si dhe vendimeve të mëparshme të Kolegjit Zgjedhor për raste të njëjta, Gjykata e Kukësit sot, më pak se 24 orë nga zgjedhjet vendore në Kukës, ka marrë vendim që të shtojë në listën e votuesve të IEVP Kukës, 15 të dënuar, duke u dhënë atyre të drejtë për të votuar, edhe pse nuk e kanë vendbanimin në Bashkinë Kukës, dhe vendimi për t’u shtuar në listë është marrë pasi është shpallur lista finale e votuesve në Bashkinë Kukës. Vendimi është marrë qëllimshëm me kaq vonesë, për të mos i lënë mundësi përfaqësuesve të opozitës që të ndjekin procedurat e ankimimit.

Sipas legjislacionit dhe jurisprudencës në fuqi, të burgosurit, që vendbanimin nuk e kanë në bashkinë ku vuajnë dëninimin, nuk votojnë dot për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të asaj bashkie, nëse nuk kanë qëndruar në burg për minimum 3 muaj. Ata kanë të drejtë të votojnë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Gjykata e Kukësit dhe gjyqtarja që ka guxuar të shkelë ligjin, me vendimet a tyre antiligjore, kanë dhënë provën publike të kapjes së tyre nga Edi Rama dhe Rilindja.

Qëllimi është i qartë: Manipulimi i Votës!

Ndaj shkëlësve të ligjit dhe dhunuesve të votës së qytetarëve, ne do t’i drejtohemi zyrtarisht misionit të OSBE/ODIHR, Inspektoriatit të Lartë të Lartë të Drejtësisë (ILD), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe përfaqësive diplomatike të akredituara në vend, për t’i vënë në dijeni të këtyre akteve që cënojnë votën e lirë dhe minojnë demokracinë në Shqipëri.

Pas rasteve të ngjashme në Bashkitë Belsh dhe Rrogozhinë, Edi Rama vazhdon me kompromentimin e sistemit të drejtësisë për të cënuar procesin zgjedhor në Kukës.

Ky është një akt i rëndë ndaj të cilit Koalicioni «Bashkë Fitojmë», Partia Demokratike dhe Opozita e bashkuar do të reagojnë me forcë.

I bëjmë thirrje çdo qytetari kuksian të dalë të votojë që të ndëshkojë me forcën e votës këtë qeverisje që dhunon votën e lirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco