Procesi në ShBA/ Bushati: Rama përdori McGonigalin e korruptuar për nevojat e tij politike vendore

19:56, 22/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka folur për aferën Rama-McGonigal dhe procesin gjyqësor për korrupsion që po zhvillohet në ShBA kundër ish-agjentit të kundërzbulimit të FBI-së dhe lidhjet e tij me kryeministrin shqiptar.  

Bushati u shpreh se shqiptarët nuk kanë pse të presin të dhëna të tjera që faktojnë korruptimin e Charles McGonigal nga Edi Rama pasi ne dimë që ish-agjenti i FBI-së ka marrë 225 mijë dollarë për të goditur opozitën duke ofruar dokumenta nga zyra e kryeministrit shqiptar.

‘Ne dimë se gazetat më të mëdha të Amerikës që kryeministri shqiptar e ka përdorur ish-agjentin e korruptuar të FBI-së McGonigal për nevojat e tij politike vendore dhe për të goditur opozitën’, u shpreh Bushati.

Bushati: As nuk kemi çfarë të marim vesh më shumë as na duhet të marrim vesh më shumë sepse ne me aq sa dimë, e kemi të provuar se McGonigal është një agjent i korruptuar i FBI-së i cili është korruptuar nga njerëz shqiptarë të cilët kanë dashur t’i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës për të goditur opozitën në Shqipëri. Pra në pikturën e madhe aq sa na duhet ne e kemi. Ne dimë që McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë për të goditur opozitën duke ofruar dokumenta nga zyra e kryeministrit shqiptar.

Këtu kemi të bëjmë me një skandal që para të pista përdoren për të korruptuar njerëz në Amerikë për të goditur rivalët potencial të kryeministrit.

Ç’ka do që të merret vesh më pas është e parëndësishme në raport me atë që dimë tani. Ne dimë se gazetat më të mëdha të Amerikës që kryeministri shqiptar e ka përdorur ish-agjentin e korruptuar të FBI-së McGonigal për nevojat e tij politike vendore dhe për të goditur opozitën./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco