Sejamini: Sherri me ambasadorin rus në OKB, banal!

Sejamini: Sherri me ambasadorin rus në OKB, banal!

22:39, 21/09/2023
A+ Aa A-

Neritan Sejamini ka folur për drejtimin e Këshillit të Sigurimit të OKB nga Edi Rama, të cilën e quajti një ngjarje pozitive për Shqipërinë, por pati disa kritika për kryeministrin i cili e përdori ngjarjen si një platformë për promovimin personal, ndërkohë që sherrin për procedurën me ambasadorin rus e quajti "banal".  

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Sejamini deklaroi se merita për kryesimin e përkohshëm nga Shqipëria të Këshillit të Sigurimit, nuk është e Edi Ramës por edhe e qeverisë paraardhëse, e cila ka aplikuar që në vitin 2007, për ta arritur këtë përfaqësim. 

"Në Këshillin e Sigurimit ka pesë vende anëtare të përhershme. Janë edhe gjashtë anëtare të përkohshëm çdo dy vjet. Të gjithë vendet e botës qarkullojnë. Shqipëria ka aplikuar që në vitin 2007, kur ishte zoti Berisha në qeveri, por frutet i nxorri zoti Rama. Pra, kjo nuk është meritë e zotit Rama, por një proces i gjatë.

Është gjë e mirë për Shqipërinë, është reklamë.  Kjo forcon marrëdhëniet tona me SHBA. Përtej kësaj nuk është ndonjë ngjarje e madhe, apo ndonjë ngjarje që do të ketë ndonjë ndikim për Shqipërinë.

Është gjë e mirë në kuptimin e emrit, pozitës ndërkombëtare. Edhe për zotin Rama që përvetëson çdo ngjarje, nuk ia njeh meritat qeverisë së mëparshme, është gjë e mirë, por çdo ekzagjërim që bëhet është pa vlerë. Askush në botë nuk e ka vënë re këtë gjë që ndodhi, por në Shqipëri është bërë si gjë e madhe.

Amabsadori i Rusisë është një milion herë më i rëndësishëm se Rama në OKB. Këshilli i Sigurimit nuk bën asgjë nëse nuk pranon dhe vendos edhe Rusia. Është ekzagjërim edhe roli që zoti Rama kërkon t’i japë vetes.  Ajo replika aty nuk është e këndshme dhe diplomatike.

Aty po zihej për diçka banale, ma dhe fjalën, s’ma dhë fjalën. Do të ishte më krenare, po të fliste kundër agresionit rus, etj", deklaroi Sejamini. /TPZ

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco