VIDEO/ Seanca në Këshillin e Sigurimit, Baton Haxhiu: Edi Rama kryelajm i botës, nuk ndodh kurrë më

21:33, 21/09/2023
A+ Aa A-

Seanca që drejtori Edi Rama në Këshillin e Sigurimit dhe megalomania e këtij të fundit, ishte tema e diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV.

I ftuar në këtë debat, analisti Baton Haxhiu, pas elozheve për Edi Ramën, deklaroi se fjalimi i presidenti të Ukrainës, Volodymyr Zelensky ishte skandaloz, por meqë ai vjen nga lufta, i lejohet çdo gjë.

‘Nëse shikojmë diplomatikisht fjalimin e Zelenskyt është skandaloz, por meqenëse vjen një lider nga lufta, atij i lejohet gjithçka, sepse është në vuajtje. Ai propozoi gjëra që as SHBA nuk i propozon. Reformën në OKB, dhe i përmendi me emra të përveçëm se kush duhej të përfaqësohej aty.

Por i lejohet, sepse po vuan nga një vend që është anëtar i OKB-së, që është gati kryesor me SHBA, që të tjerët veç marrin pjesë.

Unë mendoj se Zelenskyn e kanë urryer shumë vende, që ka shkuar me emra të përveçëm. Ishte jo diplomatike.

Në këto raste edhe kur ti bën ‘gafa’ diplomatike, fjalimi ynë është historik.

Edhe Rama po të kishte pasë gabime, po të kishte fituar betejën ambasadori rus, po të mos e kishte ndërprerë polemikën, ti ça do thojë këtu sot? Si mund të na përfaqësoje një njeri i tillë.

Vetëm hyni në Google dhe shikoni se cilat media e kanë pasur lajm të parë Edi Ramën. Kurrë nuk ndodh më, që një kryeministër i një vendi, edhe gjeni të jetë, nuk i beson askush. Dhe i besoi një momenti të tillë, se lufta e bëri të tillë’, tha Baton Haxhiu ne SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco