‘Mbledhje e niveli të lartë’/ Shkullaku: Prezenca e Zelenskyt solli në sallë Blinken dhe Scholz, jo Rama

21:27, 21/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, gazetari Armand Shullaku, e cilësoi takimin në OKB si një mbledhje e nivelit të lartë dhe në këtë rast shanci i Shqipërisë ishte lufta në Ukrainë.

Shkullaku theksoi se prezenca e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky bëri që në mbledhjen e OKB-së të jenë prezentë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe ministrat e tjerë të vendeve të BE-së.  

‘Pjesëmarrja e Zelenskyt bëri që këtë radhë të ishte dhe Blinken, Scholz dhe ministrat e tjerë. Në mbledhjet e mëparshme identike si kjo ka vite që ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore të BE-së nuk shkojnë më, shkojnë a ambasadorët etj’, u shpreh Shkullaku.

Shkullaku: Mbledhja ishte e nivelit të lartë dhe në këtë rast shanci i Shqipërisë ishte lufta në Ukraina. Pjesëmarrja e Zelenksyt aty bëri që të vijnë, jo pjesëmarrja e Edi Ramës, nuk ishte oratoria dhe elokuenca e Ramës që uaa thanë këta vrap të kapim një seacë se po na ikën një moment historik. Pjesëmarrja e Zelenskyt bëri që këtë radhë të ishte dhe Blinken, Scholz dhe ministrat e tjerë. Në mbledhjet e mëparshme identike si kjo ka vite që ministrat e Jashtëm të vendeve kryesore të BE-së nuk shkojnë më, shkojnë a ambasadorët etj.

Pjesëmarrja është për shkak të luftës në Ukrainë dhe prezencës së Zelenskyt, nuk është për shkak të elokuecës së Ramës./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco