Abilekaj: Rama e la Shqipërinë pa ministër të jashtëm që të ishte vetë president i OSBE

21:20, 21/09/2023
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj i ftuar në 'Çim Peka Live', në Syri Tv, u shpreh se Edi Rama e la vendin pa një ministër të jashtëm, në mënyrë që të kishte mundësinë të bënte vetë rolin e këtij të fundit.

Ju kujtoj që nga 1 janari i 2023 , kush e ka presidencën e OSBE-së? E ka Maqedonia e Veriut.

Keni parë ju ndonjëherë Kovačevski-n të dali si president i OSBE në ndonjë takim ?

Jo, Edi Rama e la Shqipërinë pa ministër të jashtëm që të ishte president i OSBE vetë, u bë vete ministër i jashtëm. Ndërsa për Maqedoninë të gjitha takimet i bën Bujar Osmani.

Edi Rama la vendin pa ministër të jashtëm që të bënte vetë gjithë takimet dhe të  thoshte ''ky moment për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë kaq i madh, Shqipëria shkoi në nivele historike...'

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco