VIDEO/ Pamjet e arrestimit të autorit të plagosjes së policit

VIDEO/ Pamjet e arrestimit të autorit të plagosjes së policit

21:00, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kanë dalë edhe pamjet pas vetëdorëzimit të Klered Bozhanaj, 42 vjeç, pasi akuzohet se ka plagosur Edlir Alleshin, efektiv i policisë.

Bozhanaj është dërguar në ambientet e Komisariatit numër 4, në Tiranë pas arrestimit.

42-vjeçari është kapur duke u futur në banesën e tij, shumë pranë vendit të ngjarjes, ku plagosi edhe policin.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco