Reagimi i ShBA mbi opozitën/ Koka: Pas largimit të Kim ka pasur një zbutje në qëndrimet e ambasadës

18:37, 21/09/2023
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-në Tiranë ka reaguar në lidhje me përpjekjet e mazhorancës për t'i caktuar opozitës drejtuesit e saj, si kryetarin dhe kreun e grupit parlamentar.

"SHBA besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Kryetarët e partive politike në Shqipëri nuk i zgjedh ambasada", thuhet në një deklaratë të ambasadës duke nëkuptuar edhe përplasjet e fundit brenda PD.

I ftuar në 'Task Force' në Syri Tv, gazetari Bled Koka u shpreh se që pas largimit të ambasadorës Yuri Kim, në qëndrimet e ambasadës ka patur një zbutje dhe se afrimi i zotit Bardhi drejt opozitë së madhe, nuk ka ndodhur pa këtë miratim.

Po ta lexojmë në qëndrimin e ambasadës mendoj se deri në pjesën e parë është totalish korrekt, pra ne këtë kemi kërkuar, që ambasada as të mos favorizojë , as të favorizojë askënd por të lexojë vullnetin e popullit opozitar që e dikton ai kush është shumica, kush është kryetari grupit, sepse kjo opozitë ka institucione.

Pra, deri në pjesën e parë besojnë të gjithë se logjikshëm zoti Bardhi duhet të jetë, meqenëse po flasim për kryetarin e grupit më të madh të opozitës në kuvend, zoti Bardhi duhet të ishte kryetar.

Më pas ka një mesazh që po ta dekriptosh mirë, duket sikur i bën thirrje zotit Bardhi, që ne nuk jemi dakort me pozicionimin tuaj pro zotit Berisha.

Nuk kemi ndryshuar mendim. Pyetja është: Pse u detyrua ambasada amerikanë të bëjë një sqarim të tillë?

Sepse e vërteta është që zoti Bardhi në pjatimin, përveç logjikës që është përdorur dhe përveç asaj që ka diktuar vota e qytetarëve që e njohin Partinë Demokratike si shumicë të asaj që drejton zoti Berisha edhe kur e ka vendosur ta bëjë këtë hap bashkë me grupin që e shoqëron, nuk mendoj se e ka bërë të pakonsultuar me faktorin ndërkombëtar.

Dhe në këtë moment unë e kuptoj fare mirë merakun apo shqetësimin a kujdesin që mundohet të tregojë Ambasada Amerikane sepse është e njëjta ambasadë e cila deri para gjashtë muajsh drejtuar ng Yuri Kim ka mbajtur qëndrime të cilat kanë hasur në kundërshti të thellë, dhe kanë ngjallur reaksion shumë të madh sidomos te populi opozitar i cili nuk e ka kursyer.

Nëse deri para dy vjetësh as nuk mund të mendohej të kishte ndonjë koment kundër Ambasadës Amerikane në faqen zyrtare, pas 9 shtatorit sidomos në muajt në vazhdim pas deklaratës së famshme, e cila do ngelet si njollë e zezë në aksionin politik që ka nja ambasadore në Shqipëri, mendoj që ajo i cënoi raportet. 

Unë kam kuptuar në 6 muajt e fundit që reagimi i Ambasadës Amerikane, me largimin e Kim ka patur një zbutje dhe mendoj se dhe afrimi i zotit Bardhi drejt opozitë s së madhe, nuk ka ndodhur pa këtë lloj miratimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco