'Bardhi kryetar grupi’/ Murati: Ambiguitet në deklaratën e ambasadës!

18:34, 21/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, gazetari Erl Murati ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së.

Duke analizuar deklaratën e fundit të Amasadës Amerikane në Tiranë, gazetari theksoi se në tekstin e shprehur ka një përplasje mendimi dhe minimalisht ambiguitet.

‘Si ta kuptojmë këtë që nuk është roli i ambsadës kur në gjyqin për vulën e PD-së në sallën e gjyqit ishin përfaqësuesit e ambasadës. Këtu minimalisht ka ambiguitet, pra ndërkohë që merr pjesë në seancën gjyqësore dhe nga ana tjetër thua që nuk e vendosim ne në këtë pikë. Dhe nga ana tjetër brenda të njëjtit paragraf thua që nxisim politikanë të tjerë që të rishofin marrëdhëniet e tyre me persona non-grata, tha Murati. 

Murati: Edhe vetë zonja Felaj nuk e di, kam dyshimeve se edhe zonja Nikolla e di apo jo se kë do të vendosë. Telefoni politik dhe diplomatik kalon nga zyra e kryeministrit dhe partnerët ndërkombëtarë.

Duke analizuar deklaratën e fundit të Ambasadës Amerikane, fjalia e fundit apo e parafundit, thotë që ‘nuk i caktojmë ne drejtuesit e partive politike në Shqipëri’. Si ta kuptojmë këtë që nuk është roli i ambsadës kur në gjyqin për vulën e PD-së në sallën e gjyqit ishin përfaqësuesit e ambasadës.

Këtu minimalisht ka ambiguitet, pra ndërkohë që merr pjesë në seancën gjyqësore dhe nga ana tjetër thua që nuk e vendosim ne në këtë pikë. Dhe nga ana tjetër brenda të njëjtit paragraf thua që nxisim politikanë të tjerë që të rishofin marrëdhëniet e tyre me persona non-grata.

Ka një përplasje mendimi. Do më pëlqente më shumë që Ambasada Amerikane të thoshte që kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së është Lulzim Basha. Dhe është 100 herë më mirë nga pikëpamja pragmatike do të ishte mirë që ndahej shapi nga sheqeri.

Më e keqja që mund t’i ndodhë opozitës sot është pikërisht ky ambiguitet./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco