Berisha i përgjigjet Manjës: Je kriminel elektoral! Nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua

12:57, 21/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, iu përgjigj ministrit Ulsi Manja, i cili e përdori parlamentin për të bërë fushatë për zgjedhjet lokale në Kukës. Edhe pse jashtë rendit të ditës, ai u tolerua nga drejtuesja e seancës.

Ndërkohë, Berisha tha se Manja është kriminel elektoral.

“Ai është një kriminel i mirëfilltë elektoral. Ai është një kriminel i damkosur elektoral.

Ngrihet këtu dhe bën propagandë elektorale njëlloj sikur të ishte Shukriu apo Safeti. Por ai ka dosjen e vet!” tha Berisha.

Berisha replikoi sërish me Manjën.

"Edhe njëherë dua t’i them kriminelit elektoral Manja që sot është në krye të burgjeve: shko dhe zgjidh qelinë. Të garantoj se nuk do të amnistohesh kurrë për krimet e tua të shëmtuara elektorale. Prandaj shko më mirë tani, zgjidhe vetë.

Drejtësia vonon, po nuk harron dhe ti do të shkosh aty ku e meriton. Kaq kam, përgjigja ime kjo është! Tani bëji një shkresë SPAK-ut që të arrestojnë Sali Berishën. Mos harro!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco