Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ambasada e ShBA në Tiranë i kthehet normalitetit: Nuk e caktojmë ne kush duhet të jetë kryetar i opozitës në Shqipëri

Ambasada e ShBA në Tiranë i kthehet normalitetit: Nuk e caktojmë ne kush duhet të jetë kryetar i opozitës në Shqipëri

10:41, 21/09/2023
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA-në Tiranë ka reaguar në lidhje me përpjekjet e mazhorancës për t'i caktuar opozitës drejtuesit e saj, si kryetarin dhe kreun e grupit parlamentar.

" SHBA besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Kryetarët e partive politike në Shqipëri nuk i zgjedh ambasada", thuhet në një deklaratë të ambasadës duke nëkuptuar edhe përplasjet e fundit brenda PD.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se institucionet demokratike funksionale, përfshi një opozitë, janë jetike për çdo demokraci të shëndetshme. Shtetet e Bashkuara takohen rregullisht me komisionet parlamentare në lidhje me legjislacion kyç, të tillë si ai për Avokatin e Popullit, i cili luan një rol të rëndësishëm në reformën në drejtësi. Nuk është roli i ambasadës që të zgjedhë se kush udhëheq partitë politike në Shqipëri. Gjithashtu, nuk e kemi ndryshuar pozicionin tonë në lidhje me individë të shpallur (non-grata) në Shqipëri dhe nxisim të gjithë aktorët që të shqyrtojnë me kujdes angazhimet e tyre me figura të tilla”, thuhet në njoftim.

Përkundër herëve të tjera kur ish-ambasadorja Kim kërkonte të diktonte zhvillimet e brendshme në kampin opozitar, kjo deklaratë e sotme është më e përgjegjshme dhe jo arbitrare si deklaratat e Kim që i quante njerëzit opozitar si barëngrënës.
 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco