Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Ahmetaj: Në burg duhet të jetë Rama, ai që projektoi 'të burgosur për asgjë' - 'jashtë burgut për gjithçka'

10:01, 21/09/2023
A+ Aa A-

Projektligji i ri për dhënie amnistie në burgje që është përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet t’i kalojë për miratim Kuvendit, nuk mund të zgjidhë asnjë problem në asnjë drejtim, sipas këndvështrimit të z. Bislim Ahmetaj, Sekretar për të Drejtat e Njeriut në PD, përderisa në burg nuk ndodhet kryesori,  Edi Rama.

I ngacmuar në emisionin “Kafe Shqeto” nga gazetari Flavio Qarri se kush duhet të jetë në burg sot, Ahmetaj e tha hapur se në burg duhet të jetë i pari Edi Rama, kryeministri i vendit.

“Përsa i përket pyetjes suaj se kush është në burg dhe kush duhet të jetë në burg, - tha Ahmetaj, - unë personalisht e jo vetëm personalisht mendoj se në burg duhet të jetë ai që ishte dje në Nju Jork duke drejtuar Këshillin e Sigurimit, sepse ai e ka ndërtuar të gjithë këtë gjeografi njerëzish të burgosur për asgjë dhe njerëzish që rrinë jashtë burgut për gjithçka.

E përmendët atë gjoja “megaksionin” kundër shpërndarëse të drogës. Çfarë ndodhi?! Ndodhi që janë zëvendësuar, kanë ndërruar turnin. Janë në burg 250 shpërndarës dhe kanë filluar punë 250 shpërndarës të rinj, pra, nuk ka ndodhur asgjë sepse zinxhiri i drogës, i prodhuesve apo importuesve të drogës është atje ku duhet të jetë. Shpërndarësit e vegjël vetëm sa ndërruan turnin.

Ose, ata që ndërtojnë një shtëpi, shtëpinë e vet, shkojnë në burg, kurse ata që ndërtojnë kulla ose shtesa kullash siç është ajo në sheshin kryesor të Tiranës me 10 kate shtesë, ata bëjnë negociata me ligj për të paguar para për të përfituar, jo për t’u ndëshkuar, por për të përfituar nga shkelja e ligjit.

E nisa me Edi Ramën po kjo nuk ndodh, nuk ndodh që Edi Rama të shkojë në burg. Ndodh po të ketë një masë shumë të madhe sensibilizimi të qytetarëve, të bashkuar me atë që mungon në Shqipëri, shoqërinë civile; të bashkuar edhe me shtypin e pavarur; unë nuk po konsideroj që jeni ju shtypi i pavarur apo zëri i vetëm i shtypit të pavarur por po konsideroj një masë të madhe njerëzish që punojnë nëpër media pavarësisht se janë rrogëtarë të dikujt që i shërben oligarkisë apo dikujt tjetër.

Të bashkohen që të ndodhë një ndryshim thelbësor.  Nuk mund të zgjidhë asnjë problem, as për burgjet shqiptare, as për mbipopullimin e tyre, as për rregullimin e gjendjes së tyre, një amnisti ku përfitojnë 600 apo 1000 vetë,”theksoi në vazhdim z. Ahmetaj,/ ar.sh/SYRI.NET

Ndiqni intervistën e plotë të z. Ahmetaj në emsionin Kafe Shqeto.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco