Vata: Rinia është forca më e madhe e qytetit tonë

Vata: Rinia është forca më e madhe e qytetit tonë

12:48, 20/09/2023
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për bashkinë e Kukësit, Emri Vata ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit.

Vata është shprehur se rinia është forca më e madhe e qytetit tonë, e cila na nxit të ndjehemi krenarë dhe të kujdesemi për të ardhmen.

Postimi:

Rinia është forca më e madhe e qytetit tonë, e cila na nxit të ndjehemi krenarë dhe të kujdesemi për të ardhmen. Ju jeni motori i zhvillimit dhe energjia që na drejton përpara drejt një të ardhme më të ndritur dhe të suksesshme.

Angazhimi im si kryetar i Bashkisë është që të ndërtoj një mjedis të përkrahur për rininë, duke ju ofruar më shumë hapsirë dhe mundësi për të shfaqur talentin dhe potencialin tuaj. Nevojitet një bashkëpunim i ngushtë mes qytetarëve të rinj dhe institucioneve, për të krijuar programe inovative, trajnime dhe aktivitete që ju zhvillojnë si individë dhe si bashkësi.

Dua të siguroj se Bashkia do të jetë gjithmonë pranë jush, duke ju dëgjuar, duke ju përkrahur me ide të reja dhe duke kontribuar në krijimin e një mjedisi pozitiv dhe të pasur në mundësi. Rinia jonë është e ardhmja dhe unë besoj thellë në potencialin tuaj për të bërë ndryshime të mëdha dhe të frymëzoni të tjerët.

Faleminderit për guximin dhe energjinë që përcillni në këtë qytet të bukur. Jam i bindur se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco