Pushuesi: Shih ç'i ka bërë Sarandës, pisi, tani do edhe Himarën! - Reagon Berisha: Mafia e betonit dhe drogës!

11:15, 19/09/2023
A+ Aa A-

“Rrënimi i Sarandës nga mafia e betonit dhe drogës!” – Këtë titull i ka vënë këtyre pamjeve të zymta gri, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në videon e publikuar në Fb xhiruar nga një shqiptar i ardhur nga Kosova.

Në fakt, qytetari anonim nga Kosova në "filmin" e tij me metrazhin më të shkurtër, vetëm 2 minuta, ka arritur të paraqesë hijen e rëndë dhe ftohtësinë që ka hedhur mbi bregun e kaltër të Sarandës, një kompleks godinash në ndërtim, që e kanë rrethuar si darë atë plazh të vogël intim vetëm 100 metra katrorë.

Bashkë me pamjet e kameramanit amator, vijnë edhe dhimbja dhe shpërthimi i tij për xhunglën e betonit që ka mbjellë kudo, kryeministri i Shqipërisë që e mban veten si sulltan, që udhëton me avion privat tashmë dhe që rezulton, pronari real i saj ç’ka sytë të zënë në këtë video që përfaqëson gjithçka.

Prandaj e duan edhe Himarën, prandaj e burgosi kryebashkiakun e saj, - del në përfundim qytetari i panjohur, që nuk e mban dot më zemërimin ndaj sheikur Edi Rama: "Jazëk i qoftë, pisit!" e mbyll ai.

Ndiqni videon e xhiruar nga një qytetar anonim nga Kosova:

“Sarandë. Te shpella. Plazhi 100 metra katrorë. Xhungël prej betoni! Ja përse hynë kryetarët e bashkisë me qënë socialistë. Këtu çdo hyrje është një banesë që kushtonte 180 mijë euro. Tani vini mend sa është parja këtu. Krejt prej këtyre del mafia e i merr 20%. Krejt Shqipërinë, plus lejen që jep. Kjo kur të shitet, 10 milionë.... Me 20% bën 2 milionë. Ky është “sheiku”. Për këtë në Himarë e shtinë në burg, kandidatin e tjetrës parti. Vetëm një socialist me vjedh edhe atje, se këtu i kanë vjedhur krejt. Këtu nuk ka më ku me ndërtu. E tash vete në Himarë tani, “sheiku” i Ballkanit! Thonë që i ka më shumë se Vuçiçi, dy miliardë e gjysmë nëpër banka fiskale në Luksemburg. Ndoshta e keni parë kur e puth në kokë atje kryetarin e Luksemburgut, se i ka do punë atje ku i çon pare.

Sulltan, aeroplan privat me dhoma për orgji me haremin e vet ministre! Ministreshat! Do me të përparme, do me të pasme, të trasha... Lloj-lloj dhe bën orgji në aeroplan. Njeri i droguar. Kryeministri bandit kryesor i Evropës, që kurrë s’ka pasur historia. Njeriu më i pabesë, njeriu më i pakulturë.

Shih ç’i ka bërë Sarandës, tani duhet më vjedh nga Himara! Jazëk i qoftë, pisit”! /ar.sh/SYRI.NET 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco