Shqipëria po zhbëhet, Qeveria bën pazar edhe me bonusin e bebeve!

Shqipëria po zhbëhet, Qeveria bën pazar edhe me bonusin e bebeve!

09:26, 19/09/2023
A+ Aa A-

Nga Petrit Vasili

Shqipëria po mpaket dhe po rrudhet frikshëm edhe më shumë se edhe shtetet më të "mplakura".

Fakti trondites i rritjes negative, pra kur vdekjet dominojnë lindjet ka ndodhur me Shqipërinë.

Çdo Qeverisje minimalisht e përgjegjshme dhe patriote do të ndërmerrte masa dhe financime shumë energjitike dhe shumë të shpejta për të ndalur shembjen dhe zhbërjen demografike, e cila është realisht zhbërja e Shqipërisë.

Por në të kundërt të gjithë kësaj shihni se ç'bën Rama dhe Qeveria antikombetare e tij :

[⚫️] Rama dhe qeveria heqin bonusin e bebeve për fëmijët e lindur jashtë vendit.

[⚫️] Por bonusi i bebeve që lindin brenda vendit mbetet i pandryshuar.

[🟥] Perse nuk rrisin bonusin e bebeve në Shqipëri me lekët e fituara nga heqja e bonusit të bebeve të lindura jështë vendit?

[🟥] Ku do ti shpërdorojnë e grabisin keto miliona euro?

Lindjet bien pa u ndalur.

Shpopullimi vazhdon pa u ndalur.

Shqipëria po zhbëhet pa u ndalur.

Qeveria nuk po ndërmerr asnjë veprim të vetëm për të ndihmuar familjet e reja e për të stimuluar e mundësuar rritjen e lindshmërisë, por vetëm vret mendjen si e si të grabisë çdo euro.

Po pse këta rilindasit me Ramën në krye e urrejnë kaq shumë Shqiperinë [❓️]

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco