Zgjedhje më 24 shtator/ Berisha sot në Kukës, takim me biznesin

Zgjedhje më 24 shtator/ Berisha sot në Kukës, takim me biznesin

08:59, 19/09/2023
A+ Aa A-

Në vazhdën e fushatës elektorale që po zhvillohet për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit më 24 shtator, Partia Demokratike ka intensifikuar veprimtarinë e saj në mbështetje të kandidatit demokrat Emri Vata.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të shkojë vetë sot në Kukës për të zhvilluar një takim sot  me bizneset e atjeshme. Berisha njoftoi në Fb: “Të dashur miq, sot në ora 11:00 ju ftoj të ndiqni takimin që do të zhvillojmë me bizneset në Kukës.”

Më 24 shtator në Kukës do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore për kreun e bashkisë midis kandidatit Albert Halilaj të PS-së dhe kandidatit Emri Vata të koalicionit opozitar "Bashkë fitojmë". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco