VIDEO/ Bushati: Kosovën duan ta kryqëzojnë për të mos lënë Vuçiçin të shkojë te Putini

22:15, 18/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live, analisti Andi Bushati foli edhe për akuzat në lidhje me dialogun në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, dhe akuat e kryeministrit Albin Kurti për Miroslav Lajçak.

Sipas Bushatit, situata është shqetësuese, pasi në momentin që ne flasim, jemi në situatën kur faktorët perëndimorë janë jo kundër Kosovës por pro Serbisë.

Bushati theksoi se problemi është shumë më i vështirë, pasi Kosovën duan ta kryqëzojnë për të mos lënë Vuçiçin për të mos shkuar te Putini.

Bushati: Ka dy gjëra kjo e Batonit që thotë po më vjen marre. Nuk besoj se i vjen marre. Se përshembull kur thoshte Hashim Thaçi që për dy vjet do ti keni vizat të liberalizuara dhe pas tetë vitesh prap nuk i liberalizoi sepse kush politikan është inkoherent dhe detyra jonë është t’ja vëmë në pah si në këtë rast çdo inkoherenc dhe këtu kemi qartë një inkoherencë flagrante të Albin Kurtit.

Por kemi dy probleme, kush është thelbësore, inkoherenca e Albin Kurtit në këtë rast, apo fakti që edhe Albin Kurti dhe Hashim Thaçi kur ndeshen me Lajçakun si negociator thonë ky mban anën e Serbisë.

Në momentin që ne flasim problemi është a jemi ne sot në situatën kur faktorët perëndimorë janë jo kundër Kosovës por pro Serbisë, kjo është shqetësuese. Shumë më tepër se gjëja shqetësuese inkoherenca e Kurtit.

Rreziku që na vjen nga ndryshimi i aksit të perëndimit dhe të meremi me inkoherencën e Kurtit ka një gjykim jo me të njëjtën masë dhe peshë.

Problemi është shumë më i vështirë që përballë Kosovën duan ta kryqëzojnë për të mos lënë Vuçiçin për të mos shkuar te Putini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco