Çfarë ndodhi në Bruksel? Zaimi: Po ndodh një lojë e padrejtë ndaj Kosovës

19:59, 18/09/2023
A+ Aa A-

Arbër Zaimi, anëtar i kryesisë së VV-së, i ftuar në Edicionin e Orës 19:00 në Syri Tv, komenentoipo tryezën e dialogut në Bruksel dhe planin serb.

Zaimi, u shpreh se po ndodh një lojë e padrejtë ndaj Kosovës.

Aty supozohet se takimet janë të mbyllura dhe në fund të takimit gjithmonë palët japin versionet e tyre.

Dhe, ata kanë secili mundësinë të japin versionet e veta por çfarë u kuptua në fund është se meqenëse zoti Kurti tha se ne ishim pala e vetme që erdhëm me propozim për sekuencim në këtë takim dhe nga ana tjetër mori përgjigjen se dhe 'ne erdhëm me propozim nga ana e Lajçak' u kuptua që propozimi dhe data e tij ka qenë një propozim i korrikut që ka marrë një përgjigje refuzuese nga Kosova.

Pra po ndodh një lojë e padrejtë ndaj Kosovës në këtë aspekt.

E them këtë se në radhë të parë po ndodh një lojë, ndaj një marrëveshjeje që Kosova tashme e ka pranuar dhe është thënë dhe në BE  se kjo marrëveshje është e garanatuar dhe e pranuar mes palëve që është marrëveshja bazë, e shkurti dhe aneksi i marsit në Ohër.

Nëse ka një marrëveshje atëherë kjo duhet të fillojë të zbatohet në plotësi të saj.

Nga ana tjetër, ne kemi pasur Serbinë ku Vuçiç ka mohuar se ka një marrëveshje dhe ka thënë që pjesërisht e pranojmë dhe pjesërisht jo.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco